Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mori pjesë në fillimin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në fshatin Mateç, Komuna e Likovës. Objekti është financuar në pajtim me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shfrytëzimin e mjeteve për dotacionet kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës për vitin 2019. Mjetet në vlerë prej 25.000.000,00 denarë, të ndara përmes Ministrisë së Kulturës, do të shfrytëzohen për realizimin e një pjese të punimeve ndërtimore të parapara me ndryshimet gjatë ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në fshatin Mateç.
„Me ndërtimin e këtij objekti, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka realizuar në praktikë njërin nga prioritetet më të rëndësishme të politikave të saj në kulturë, që është decentralizimi dhe demetropolizimi. Ne, si krijues të politikave kulturore, punojmë me përkushtim në realizimin e përpjekjeve për ta afruar kulturën te të gjithë banorët e vendit”, Tha ministri Ismaili në kuadër të evenimentit.
You must be logged in to post a comment.