Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Filloi sot afati për nënshkrimet e kandidatëve për zgjedhjet lokale

1 min read

Nga dita e sotme ka filluar afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët të cilët dëshirojnë të kandidojnë si të pavarur, ose për lista të pavarura të kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet lokale. Nënshkrimet do të mblidhen në përputhje me Kodin Zgjedhor ekzistues. Sipas kodit aktual, numri i nënshkrimeve do të varet nga numri të banorëve në një komunë. Pra nëse një komunë ka deri në 10 mijë banorë atëherë kandidatit për kryetar komune ose listës për këshilltar u duhen 100 nënshkrime. Ose nëse një Komunë ka mbi 100 mijë e një banor, atëherë për kandidatët do të duhet 450 nënshkrime. Ndërsa për Qytetin e Shkupit, do të nevojiten 1 000 nënshkrime.