Filloi trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të administratës publike

vull
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) filloi trajnimi i dy grupeve të para të përkthyesve dhe të lektorëve të Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).
Në këtë cikël të dytë me radhë marrin pjesë rreth nëntëdhjetë administratorë të institucioneve të ndryshme, të ndarë në gjashtë grupe.
Programin e hapni drejtori i AZGj-së, Ylber Sela i cili kërkoi nga administratorët që të jenë të vëmendshëm dhe të mundohem të përfitojnë sa më shumë.
Ligjëruesit e parë janë Xhevat Lloshi i cili ka përgatitur modulin e stilistikës të përshtatur sipas fushës së administratës publike dhe Rami Memushaj i cili ka përgatitur modulin e semantikës, gjithashtu të përshtatur sipas fushës së administratës publike.

Next Post

Zëvendësministri Bushi pret në takim ambasadoren Aksinte: Rumania mbetet partneri ynë në çdo fushë

Zëvemdësministri i Punëve të brendshme Nazim Bushi sot ka pritur në takim pune ambasadoren rumune Monica Aksinte. Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes të dy vendeve i cili ka hapësirë për thellim edhe të mëtejmë. Postimi i plotë: Sot kam realizuar takim pune me ambasadoren e Rumanisë […]

Subscribe US Now