Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

FILLON FASADIMI I OBJEKTIT TË SPITALIT TË GOSTIVARIT

1 min read
Në spitalin e Gostivarit sot ka filluar montimi I skeleve për fasadim të komplet objektit nga jashtë. Në ndërkohë, ndërrimi I dritareve është në përfundim e sipër. Kështu bëjnë të ditur nga Spitali I Gostivarit nga ku thonë se shuma e këtij projekti kapital është rreth 500.000 euro.
“Investimi kap vlerë prej rreth 31.000.000 den (500.000 euro), edhe atë ndërrimi i të gjitha dritareve tash më është në përfundim e sipër dhe sot sapo filloi montimi i skeleve dhe fasadimi i të gjithë objektit nga jasht (8.000 m²) fasadim.
Puna ekipore, premtimet e mbajtura, realizimet e investimeve kapitale dhe mënyra e menaxhimit me ekipë profesionale janë fakte të pa mohushme se spitali i Gostivarit dita ditës po ndryshon pozitivisht në të gjitha aspektet” , thuhet mes tjerash në njoftimin e Spitalit të Gostivarit.