Fillon pastrimi i deponisë te ura hekurudhore në Komunën e Gazi Babës

vull

Qyteti i Shkupit sot ka filluar pastrimin e deponisë tek ura hekurudhore në lumin Vardar në komunën e Gazi Babës.

Në këtë deponi çdo ditë hidhen deponi komunale dhe mbeturina ndërtimore, të cilat ndikojnë në ndotjen e tokës, ujërave nëntokësore dhe ajrit, por mbi të gjitha rrezikon shëndetin e banorëve të kësaj komune.

Qyteti në bashkëpunim me ndërmarrjet publike do të punojë intensivisht për pastrimin e plotë të kësaj deponie ilegale, në sipërfaqe prej mbi 13 mijë metra katrorë.

Është pastruar tërësisht deponia në vendbanimin Lisiçe në rr. Gjorgji Krapçev në sipërfaqe prej rreth 18.000 metra katrorë, me pastrimin dhe transportimin e një sasie të madhe të mbeturinave komunale, dhe mbeturinave ndërtimore.

Qyteti i Shkupit vazhdon me pastrimin intensiv të deponive ilegale në territorin e Shkupit, ndërsa ekipet e ndërmarrjeve publike punojnë në dy ndërrime me qëllim të pastrimit dhe sanimit sa më të shpejtë dhe më efikas të tyre. Në mënyrë plotësuese, Qyteti ka intensifikuar mbikëqyrjet inspektuese dhe do të shqiptohen gjoba të mëdha për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin, dhe me këtë ndotin mjedisin jetësor dhe rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Next Post

Ademi: E gjithë BDI-ja dhe qytetarët e mbështesin Qeverinë

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në fjalimin e tij në seancën e sotme parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut deklaroi se e gjithë BDI-ja dhe të gjithë qytetarët e mbështesin strukturën e re të propozuar të Qeverisë dhe programin […]

Subscribe US Now