Firma “Geci” braktis edhe aksin Klos – Bulqizë

vull

Jo vetëm aksi Skuraj – Burrel por edhe ai Klos – Bulqizë është pothuajse totalisht i braktisur nga firma mirëmbajtëse e rrugës Skuraj – Peshkopi. Janë vetëm pak metra rrugë në fshatin Klos – Katund që firma në fjalë nuk ka bërë asgjë për ta rregulluar. Çedimi i kësaj pjese rruge është prej disa vitesh, ndërsa kalimi në të për mjetet e vogëla është shumë i vështirë e herë herë, ato kanë patur kontakt me asfaltin duke pësuar edhe dëmtime. Drejtuesit e mjeteve shprehen se janë disa pika të dëmtuara në këtë segment rrugor, por më problematike është kjo në fshatin Kloskatund. Ndonëse ata shprehen se paguajnë të gjitha detyrimet ndaj shtetit, mjetet e tyre po amortizohen vetëm për shkak të këtyre rrugëve të dëmtuara.

Vështirësi kalimi në këtë pjesë rruge është edhe për mjetet e mëdha, të cilat duhet të zgjedhin pjesë të saj për të kaluar. Ndërkohë, për shkak se mjetet tentojnë t’i largohen pjesës më të dëmtuar, ato shpesh janë bërë burim aksidentesh. Segmenti rrugor Klos – Bulqizë është pjesë e kontratës B të firmës “Geci” për rajonin qendër – verilindje dhe ka një ffond mirëmbajtjeje prej 19.2 milion euro deri në muajin Shkurt të vitit 2022.

Next Post

Zaev: Një nga të mbijetuarit më tha për një shpërthim të madh në autobus

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje, ndërkaq ka treguar që në mesine viktimave të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: