Florian Tahiri: Së bashku mund të bëjmë ndryshimin e shumëdëshiruar nga të gjithë

Arvanit Cameria

Të dashur miq, në këtë nisje të fushatës desha t’ju drejtohesha me një mesazh të gjithëve ju.
25 Prilli do të jetë një datë e rëndësishme për vitet e ardhshme. Me votë shqiptarët do të tregojnë se janë gati për rotacionin politik, për t’i besuar koalicionit “Aleanca për Ndryshim” qeverisjen për 4 vitet në vazhdim.
Si përfaqësues i PDIU dhe pjesë e këtij koalicioni do të angazhohem maksimalisht për të përmbushur 3 shtyllat e rëndësishme të programit tim elektoral:
1. Ndërkombëtarizimi i Çështjes Çame dhe zgjidhja afatshkurtër e saj sipas Koventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Njohja e të gjitha të drejtave të pronës, të drejtës së rikthimit, të drejtës së shtetësisë për popullsinë çame.
2. Trashëgimia kulturore dhe turizmi do të jenë prioriteti im parësor, për të rivitalizuar pasurinë arkeologjike dhe historike të Durrësit dhe për ta kthyer qytetin në një destinacion të rëndësishëm në çdo stinë të vitit.
3. Të rinjtë dhe punësimi i tyre kanë qenë dhe do të mbeten në fokusin tim. Stop largimit të rinisë nga Shqipëria duke ofruar alternativa reale punësimi, ku meritokracia mbetet kriter kryesor. Vëmendje e shtuar për të rinjtë e periferive dhe zonave rurale dhe integrimin e tyre në tregun e punës.
Së bashku mund të bëjmë ndryshimin e shumëdëshiruar nga të gjithë.
Next Post

Ka ndërruar jetë sot në moshën 70-vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi- Cima.

Ka vdekur sot në moshën 70-vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi- Cima. Lajmi është i ditur nga familjarët e aktorit. Ai ka disa ditë që ishte duke vujtur nga Covidi-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën Infektive. Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: