Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Fokus Besmira Ejupi ka mbledhur gati 12 mijë euro nga 5 institucione

1 min read

Besmira Ejupi , ish-prezantuesja televizive që Qeveria donte ta dërgonte si Konsull të Përgjithshëm në Nju Jork, në më pak se një vit ka grumbulluar mjete buxhetore prej gati 12 mijë eurosh përmes 39 transaksioneve të realizuara gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit, shkruan numri i fundit i  Fokus javor .

Sipas të dhënave nga databaza “Open Finance”, Ejupi në periudhën 2021-2022 figuron përfitues i mjeteve nga 5 organe buxhetore nën zërin 425990, i cili sipas Rregullores për klasifikimin e shpenzimeve tregon “shërbime të tjera kontraktuale.

 

Numri më i madh i transaksioneve dhe pagesa më e madhe ndaj Ejupit ka shënuar Avokatura e Shtetit në krye me  Fehmi Stafa , ku përmes 11 transaksioneve, kryesisht në vlerë prej 24.900 denarë, janë paguar gjithsej 247.658 denarë ose rreth 4.000 euro, duke filluar nga prill të vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti.

Po aq transaksione te Ejupi regjistron edhe Komuna e Çairit, të cilat, me përjashtim të njërit, arrijnë në 9.000 denarë, kështu që vlera e tyre totale arrin në 94.935 denarë ose rreth 1.500 euro.