Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

FRASH-i i Gostivarit stërmbush rrugën me rinistë, Taravari: Ky është revolucioni i shpresës

1 min read
Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët sot hapi shtabin e tyre në Gostivar duke stërmbushur rrugën me rinistë në vendin ku ndodhet objekti në qendër të Gostivarit.
Në hapjen e shtabi ishte i pranishëm edhe kreytari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari si dhe bartësi i listës për këshilltar komune, Valbon Limani.
“Nga Pollogu sonte ka nisur kushtrimi i Rinisë. Ky i yni është Revolucioni i Shpresës! Ky është Pushteti i Rinisë, Pushteti i Respektit, Pushteti i Gostivarit! Votoni Gostivarin! Rrethoni numrin 6 dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve sepse të gjithë jemi Baraz, të gjithë jemi Gostivaras”, u shpreh Taravari pas takimit me FRASH.