Frashër Oseku i përgjigjet Donika Gërvallës

Blerand Rexhepi

Në kohën e debateve dhe me fokus në zgjedhjet në Kosovë, kohët e fundit, personalitetet politike, kur shfaqin opinionet e tyre, nxisin reagim, edhe kur dihet qartë e vërteta.

E vërteta dhemb, ky është përfundimi që del nga reagimi i Z. Frashër Oseku, ndaj reagimit të stërzgjatur të znj. Gërvalla, të cilës, sheshit, i dhemb e vërteta.

Z. Oseku, në përgjigjen e tij ka thënë se fotoja apo videoja, vlejnë më shumë se 1 mijë fjalë.

Z. Oseku ka neveri ndaj paraqitjeve të shtrembëruara të pozave feministe, megjithatë, uron “ardhtë dita e u bëftë Vjosa ashtu si e do ti e jo siç e shoh unë”, me një parashikim, aspak të dëshirueshëm nga znj. Gërvalla, e cila shprehet si mike e mirë e znj. Osmani dhe nominimin e saj e sheh si hap “historik”, për LDK-në.

Ja postimi i plotë i z. Frashër Oseku:

Një foto thonë, vlen sa 1 mijë fjalë; supozoj se një video vlen edhe më shumë, por aty po e lëmë.

Kurse Donika Gërvalla-Schwartz, paska përdorë pak bre, veç 660 fjalë, për me demantu 1 mijë fotografi e video. Dokumentet e kohës që kallxojnë kjartë se qysh Vjosa Osmani ia fut asaj për me ndejtë me burrat e sofrës së parë të LDK-së.

Kjo që Vjosa ia paska “lye” Donikës me kos, aty mbas dere, nuk e ndërron këtë fakt themeltar. Që atë ditë u tha se Donika u nxor zhag prej LDK-së, e jo se u nxorrën “zhag” Donika e Vjosa bashkë. Kaq sa për rrenat. Ka qenë fjalë e rëndë more ndër shqiptar, rrena, janë bërë dikur gjaqe veç për të. Mirëpo, sot ka ndërruar koha, e s’pritojnë gjindja me i hy malit pa sakicë.

Veçse pritja nivel pak më të lartë prej teje, Donikë.
Nejse, jemi aleatë elektoralë, e po dua me mbaru me fjalë të mira: ardhtë dita e u bëftë Vjosa ashtu si e do ti e jo siç e shoh unë, ja rabi.

Veç feministe mos t’i thonë aman, se jam keq me lukth e m’pshtjellet. Kaq edhe prej meje.

Next Post

VMRO-DPMNE: Ruskoska dhe PP e kanë komprometuar plotësisht hetimin për “Zhvatja”

Katër muaj pasi që është paraqitur rasti me zhvatjen milionëshe, PP të vetmen gjë që e bën është që ta bind opinionin se Boki 13 ka qenë aq i fuqishëm që vet e ka involvuar Katica Janevën dhe ka zhvatur biznesmenë.   Kështu qëndron në kumtesën  e sotme me shkrim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: