“Fruthi”, regjistrohen edhe katër raste të reja

vull

Epidemia e fruthit sa vjen e zgjerohet. Katër raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë orëve të natës, dy prej të cilëve janë ndaluar për hospitalizim. Një fëmijë shtatë muajsh nga komuna e Studenicanit i pa vaksinuar dhe një grua e moshës 35 vjeçare mësuese në çerdhen “Veseli Cvetovi” në Kisela Vodë. Për momentin të shtruar në Klinikën Infektive ndodhen 26 pacientë. Ndërsa deri në mesditën e sotme janë vaksinuar gjithsej 4530 persona. Pikat për vaksinim vazhdojnë të jenë të hapura për prindërit, fëmijët e të cilëve ende nuk kanë pranuar këtë vaksinë.

Ndërkohë kutitë e vaksinave me deklarata më afat të skaduar, pritet të asgjësohen ditëve në vazhdim. Makedonija Lek pret nga deponia Drislla t’i caktojë ditën kur do të bëhet procesi i djegies së vaksinave me afat të skaduar. Ky proces do të zgjasë rreth një orë, ndërsa pritet që i njëjti më së voni të kryhet deri të enjten. Ndërkohë “Makedonija Lek”-ut ende nuk i është shqiptuar dënimi për lëshimin teknik me vaksinat kundër fruthit, autoritetet përkatëse thonë se shqiptimi i gjobës do të shkojë deri në fillim të muajit mars, atëherë kur bëhet realizimi vjetor i kompanive. Shuma e dënimit do të bëhet duke përpjesëtuar realizimin vjetor të kompanisë dhe numrin e të punësuarve në të.

Leave a Reply

Next Post

Nobelistja Bushamaui edhe zyrtarisht i ka propozuar kryeministrat Zaev dhe Cipras për çmimin Nobel për paqe për vitin 2019

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ka pranuar një letër nga Uided Bushamaui, fituese e çmimit Nobel për paqe në vitin 2015, me të cilën e njofton kryeministrin Zaev se zyrtarisht ka dërguar letër deri tek Komiteti për çmimin Nobel për paqe, me nomimin që ai dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: