Ganiu: Angazhimi i gruas në politikë është domosdoshmëri

vull

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një aktiviteti dinjitoz promovoi kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit,  Visar Ganiu dhe kandidatet për këshilltare për Këshillin komunal të Çairit dhe të Qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së.

Ganiu ka theksuar me këtë rast se angazhimi i gruas në politikë nuk është kuotë, por prezenca e saj është domosdoshmëri.

Në Komunën e Çairit 50% nga të punësuarit janë gra, kurse 60% të shkollave kanë udhëheqëse gra.

“Ne besojmë se fuqizimi i gruas është ardhmëria e vendit.

Gjatë këtij mandati unë do të angazhohem që, së bashku me ju këshilltaret të angazhojmë gruan fuqishëm në politikbërje. Angazhimi i gruas nuk është kuotë, por prezenca e saj është domosdoshmëri. Gruaja nuk është trup, gruaja nuk është barrë. Ajo është dora që lëviz njerëzimin”, ka theksuar me këtë rast Ganiu.

Ai gjithashtu ka shtuar se gruaja mund t’i sjellë një etikë të lartë politikës.

“Dhe unë besoj fuqishëm se ju jeni ato gra, ju aktivistet e pandalshme të BDI-së”, ka shtuar Ganiu.

Next Post

Intervista/Flet kandidati i BDI-së për Çashkë: Kemi nevojë për unifikim, për t’u bërë ballë sfidave

I ri në moshë por plot sfida deri më tani dhe i profesionalizuar në fushën që vepron. Suat Shaqiri, i ka hyrë garës për komunën e Çashkës, për herë të parë në historinë e vendit si kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim. Në këtë intervistë, ai flet në shumë detaje […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: