Ganiu: Komuna e Çairit përforcon mekanizmat mbrojtës nga virusi Covid 19 në shkollat fillore

vull
Komuna e Çairit përforcon mekanizmat mbrojtës nga virusi Covid 19 në shkollat fillore! Po vendosen gjithsej 1950 paravane mbrojtëse për nxënësit që ndjekin mësimin me prezencë fizike!
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me ministren e arsimit dhe shkencës znj. Mila Carovska nga ambientet e shkollës fillore “Hasan Prishtina” të udhëhequr nga drejtoresha Lulieta Qerimi, informuan opinionin rreth implementimit të projektit që po e realizon komuna për vendosjen e gjithsej 1950 paravaneve mbrojtëse që do të jenë në shërbim të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë të të gjitha dhjetë shkollave fillore të Çairit, të cilët mësimin e zhvillojnë me prani fizike gjatë kësaj periudhe të procesit të modifikuar edukativo – arsimor.
Përmes furnizimit të shkollave me këto pajisje do të rritet niveli i sigurisë shëndetësore tek fëmijët duke mundësuar mbrojtje më efikase nga rreziku i infektimit dhe projekti ka vlerë prej 560.000 denarë. Komuna e Çairit ka fokus primar mirëmbajtjen e rregulltë të shkollave fillore dhe në këtë mision partner konstruktiv ka Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe donatorët privat.
Next Post

Dimitrov dhe Osmani në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Silva

Zëvendës Kryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ditën e parë të vizitës së tyre në Bruksel e kanë përmbyllur në takim me Augusto Santos Silva, Ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vendi që mban Presidencën e Këshillit të BE-së. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: