Gara filloi, kush do të jetë kryetar dege i BDI-së Tetovë?

vull

Gara sapo ka filluar. Pas humbjes së dy komunave më të mëdha Tetovën dhe Gostivarin, BDI-ja e Ahmetit ka vendosur që të rikthehet fuqishëm  në të gjitha degët e saja dhe për të freskuar BDI-në e së ardhmes.

Vet lideri i BDI-së është shprehur se do të ketë ndryshime në të gjitha degët e BDI-së, për tu rifreskuar dhe për tu bërë më fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në degën më të madhe të BDI-së Tetovën, gara sapo ka filluar, por jo zyrtarisht gara ka nisur ku kandidatët e interesuar takohen çdo ditë me anëtarët që do të votojnë në ditën e zgjedhjeve për të vendosur se kush do të drejtojë në të ardhmen BDI-në e Tetovës.

Nga dega e Tetovës për TS thonë se është herët të themi se kur do të jenë zgjedhjet, pasi ende nuk janë bërë azhurnimet dhe regjistrimet e reja.

“Në fillim do të ketë anëtarësime dhe regjistrime të reja më pas do të bëhet azhurnimi i të dhënave dhe do të cakotohet data e zgjedhjes së strukturës së BDI-së Tetovë” thonë nga dega e Tetovës për TS,  ku potencojnë se tani do të jetë një anëtarë një votë për të përzgjedhur kryetarin e e ri të degës së BDI-së Tetovë dhe anëtarët e degës.

Sipas degës së Tetovës, kandidati i cili do të ketë më shumë vota nga gjithë këshillat vendor ai do të jetë edhe kryetari i ri i degës së BDI-së Tetovë, një garë e sinqertë, transparente dhe tepër demokratike.

Siç ka arritur të mësoj portali TetovaSot jozyrtarisht për kryetar dege kanë shpreh interesim:

  • kryetari aktual i degës së BDI-së Tetovë, Florin Besimi,
  • sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri,
  • ish zv.drejtori i UJP-së, Muhamet Ameti,
  • drejtori i ELEM-TURS Adem Avziu,
  • ish ministri dhe tani drejtor në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor, Hisen Xhemaili,
  • drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Festim Halili,
  • drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti dhe
  • drejtori i Resurseve Energjetike, Bajram Rexhepi

Pas Tetovës, BDI-ja e Ahmetit do të rifreskojë edhe BDI-në e Gostivarit, Strugës, Çairit, Sarajit, Zhelinës, Dibrës, Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Likovës , Kumanovës  Jugonovcës dhe disa degë të tjera./TS/

Next Post

Dikur një destinacion i njohur turistik, sot është vendi me rrezikun më të lartë për udhëtime

Vietnami ka qenë prej kohësh një destinacion popullor turistik, por kjo ka ndryshuar që nga pandemia e koronavirusit. Ishte pandemia e koronavirusit që e vendosi këtë vend në listën e vendeve me rrezikun më të lartë të infeksionit të mundshëm. Vietnami në listën e CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: