Gashi: Është koha t’i dënojmë me votë ata që në përzunë rininë jashtë shtetit

vull

Afrim Gashi nga Struga tha se që sonte po shihet se fitorja në Strugë do të jetë shumë e pastër. Gashi tha se është shumë e rëndësishme të bëhet ndryshimi në të gjitha komunat.

 

“Këta të BDI-së, kur përfundon çdo cikël zgjedhor duke i manipuluar zgjedhjet ata pastaj krenohen dhe na drejtohen të gjithë qytetarëve se po na donë populli prandaj jemi këtu. Mendoj se me 17 tetor duhet tua dërgojmë një porosi se e kanë tepruar, e kanë zhvatur dhe shantazhaur shumë i kanë lënë komunat të pazhvilluara e kanë degraduar arsimin dhe kulturën, na i kanë përzënë të rinjtë jashtë shtetit, dhe është koha e fundit që t’i dënojmë me votë”, tha Gashi, duke shtuar se vota kundër atyre është mesazh se ata duhet të ndryshojnë të reformohen dhe se ky është një prej vlerave demokratike rotacioni i pushtetit.

 

Gashi ka thënë se deri 17 tetor duhet bërë thirrje deri tek të gjithë qytetarët që jetojnë në Strugë që të votohet për ndryshimin në Strugë

Next Post

Sela: Kësaj radhe nuk do të mund t'i manipulojnë zgjedhjet, kemi djemtë dhe vajzat që do ta mbrojnë vullnetin e popullit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Struga tha se në Strugë fitorja do të arrihet që në raundin e parë dhe se vetëm këtë ata e quajnë “fitore të pastër”.   Sela tha se me të vërtet janë zgjedhje lokale, megjithatë mund të shihet si oponentët kanë dalë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: