Gashi: Turqit dhe shqiptarët janë vëllezër

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi është takuar me ambasadorin e ri të Turqisë në Maqedoninë e Veriut. Gashi pas takimit në profilin e tij në Facebook ka shkruar se AlternAtivA – si parti e qendrës së djathtë – po jep kontributin e saj në vlerat progresive dhe marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke.

“Sot, së bashku me Sekretarin Organizativ, Bekim Sali, patëm rastin që t’i urojmë mirësjeardhje dhe punë të mbarë në detyrën e re ambasadorit turk në vend, z. Hasan Mehmet Sekizkok.

Gjatë takimit, gjithashtu, biseduam edhe mbi rolin konstruktiv të Turqisë në rrugëtimin euro-atlantik të vendit. Ndryshe, AlternAtivA – si parti e qendrës së djathtë – po jep kontributin e saj në vlerat progresive dhe marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke” ka shkruar Gashi.

Next Post

Sela tash del kundër Blerim Rekës dhe Vetëvendosjes (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë ekskluzive për Zhurnal nominimin e profesor Blerim Rekës për shef të diplomacisë kosovare. Ai mes tjerash tha se ky nominim nuk i ka pelqyer sepse profesori Blerim Reka është i nevojshëm në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Unë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: