Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Gërvalla: Kosova e konsideron të rrezikshme iniciativën “Ballkani i Hapur”

1 min read

Mini shengenin ballkanik ose i ashtuquajturi “Ballkan i hapur” si iniciativë për bashkëpunim rajonal, Kosova e konsideron si iniciativë të rrezikshme. Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në paraqitjen e saj të sotme në Shkup.

Gërvalla tha se kjo iniciativë rrezikon qëllimin e përbashkët të vendeve nga rajoni, respektivisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Pa i mohuar të drejtën asnjë shteti të pavarur dhe sovran të marr vendimet e tij se në ciln iniciativë të merr pjesë, se me kënd dëshiron të krijojë koalicione të vogla apo të mëdha, si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të mini-shenhgenit, që nga dita e djeshme Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë si të rrezikshme. Sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës tonë të përbashkët si rajon drejt BE-së”, tha mes tjerash Gërvalla.