Gjendja e rrugëve në Maqedoni, rrëshqitje e dheut në një aks rrugor

vull
0 0
Read Time:42 Second

Në aksin rrugor A2 Sveti Nikollë-Milladinovci, 10 km para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së madhe komunikacioni është rikahëzuar vetëm në njërën korsi në gjatësi prej 150 metra. Në atë vend është vendosur sinjalizim adekuat. Pjesëmarrësve të komunikacionit u rekomandohet vozitje e kujdesshme.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

KF Teuta komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj

Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperjencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmesi është bashkuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: