Gjenerali shqiptar, Dritan Demiraj i ka “dy fjalë për ministrin e kasapit Millosheviq dhe shokun e tij shqiptar”

vull

Ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka reaguar pas fotos së publikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e cili hartën e Kosovës e mbuloi me flamurin e Serbisë.
Gjenerali shqiptar i ka thënë Vuçiqit se kur të dojë mund të vijë në trojet shqiptare, duke e porositur me një shprehje të moçme shqiptare, përcjell Bota sot.
Ndërsa, kryeministrin shqiptar Edi Rama, Demiraj e ka quajtur “shok tradhtar” të Vuçiqit, duke thënë se ky i fundit ka guximin të bëjë lajm me hartën e Kosovës, pikërisht falë tij.
Ai ka kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja të dënojnë provokimin e Vuçiqit, pasi sipas tij, interesi i të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor është integrimi në BE e jo luftënxitja.
“Kur të duash “bujrum” në trojet tona!
Çfarë mendon zotrote, kujton se të gjithë shqiptarët janë si shoku juaj tradhtar….
Duke mos dashur të merrem me ty se nuk ja vlen, po e mbyll me një shprehje të moçme të popullit tim. “#Mos e kruaj me gjethe fiku”!
#Rama: Në atë hartë që zotrote i referohesh si “hartë leshi”, është derdhur gjaku i mijëra vëllezërve, motrave, fëmijëve dhe të moshuarve që ai “shoku jot” i ka pasur në majën e bajonetës dhe grykën e pushkës në vitet 1998-1999.
Sigurisht që ti nuk i mban mend këto se ke qenë rrugëve të Francës në atë kohë. Falë teje, ai shoku jot ka dhe guximin të bëjë lajm me hartën e trojeve shqiptare.
Por, mos u bëj merak se pas 25 prillit mund t’i bashkohesh shokut tënd të ngushtë…
SHBA-të dhe BE duhet me një zë të dënojnë ketë provokim të ulët të serbomadhit Vuçiq për shqiptarët dhe karshillëk ndaj çdo përpjekjeje të SHBA-ve dhe BE-së për stabilitet në rajon.
Sot në vitin 2021, interesi i të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor është integrimi në BE dhe jo nxitja për luftë, konflikt dhe urrejtje.
D.D. Tiranë”, ka shkruar ai.

Next Post

Fier, thyhen xhamat e zyrës elektorale të PDIU-së

  Kur nuk ka nisur ende fushata elektorale në vendin tonë, përplasjet e para të forcave politike, kanë ndezur gjakrat dhe të militantëve dhe mbështetësve të tyre. Gjatë mbrëmjes së djeshme është thyer zyra elektorale e PDIU-së në qytetin e Fierit. Policia po vijon hetimet për ngjarjen, që duket se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: