Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosja do ti prijë Kuvendit të Kosovës pasi sot morri 69 vota për ndërkaq kanë votuar 33 deputet.
Të pranishëm në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ishin 113 deputet me çka deputetë e PDK-së dhe LDK-së votuan kundër.
Para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar kuvendi, deputetët dhanë këtë betim.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!.