Gostivar, me propozim të kryetarit Taravari do të zgjatet orari i punës për objektet hotelerike

vull

Këshilli komunal me propozimi të kryetarit Arben Taravari, pritet ditën e enjte të sjellë vendim për zgjatje të orarit të punës për objektet hotelerike edhe për dy orë. Taravari propozon që nga mesnata, në ditët e punës orari të zgjatet nga ora 12 deri në ora 02.00, kurse gjatë fundjavës prej orës 01.00, orari të spostohet deri në ora 03.00. Ky vendim merret tani derisa në vendlindje janë bashkëatdhetarët tanë, por edhe për kafeteritë dhe restorantet të mund të punojnë pasi një periudhë të gjatë mbeten të mbyllura për shkak të pandemisë.

Kryetari Taravari pret që propozimi i tij të gjejë mbështetje unanime nga ana e këshilltarëve në séancën e së enjtes e cila do të jetë edhe e fundit ligjërisht nga kjo përbërje aktuale, pasi këto ditë pritet shpallja e zgjedhjeve lokale dhe ky këshill pos në raste urgjente, nuk do të mund të mblidhet më.

Nëse propozimi kalon filtrin e këshillit, pronarët e objekteve hotelerike nuk do të obligohen të parashtrojnë kërkesë për zgjatjen e orarit të punës, pasi të gjitha institucionet do të njoftohen menjëherë me vendimin e ri. Ndryshe, Komuna e Gostivari edhe vitin e kaluar objektet hotelerike i liroi nga pagesa e taksave komunale që sadopak t’ua zbusë krizën financiare që ky sektor pësoi nga koronavirusi.

Next Post

Me një investim prej 7.2 milion denarë, bëjmë zgjërimin objektit të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë

4 mësojtore të reja dhe 1 amfiteatër modern që do të rrisin kapacitetet ekzistuese të kësaj shkolle, por njëkohësisht do të përmirësojnë edhe cilësinë e procesit edukativo-arsimor në këtë institucion shkollor.  

Subscribe US Now

%d bloggers like this: