Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Gostivar, promovohet Smart kontenjeri nëntokesor

1 min read
Komuna e Gostivarit promovoi sot Smart kontenjerin nëntokesor, të parin të këtij lloji në rajonin tonë. Kryetari i Komunës së Gostivarit , Arben Taravari bëri me dije se është ky një pilot projekt ku me vendosjen e dy kontenjeravë të parë shpresojnë të sjellin risi dhe përmirësim të higjienës publike në qytetin tonë.
Është kjo mënyra më moderne e trajtimit të mbeturinave ku qytetarët e një zone të caktuar kanë kartelën për përdorim dhe vjen në shprehje përdorimi sipas zonës ku vetëm banorët e një zone të caktuar do të kenë të drejtë të përdorin kontenjerin përkatës të lagjes apo vendbanimit të tyre, tha Taravari.
Ndryshe, ky sistem i marrë si shembull nga Zvicra, mundëson edhe selektim të mbetjeve.