Gostivari vazhdon me aktivitetet për Kryeministrin e parë Shqiptar

Blerand Rexhepi

Tre ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 Korrikut, Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, në mbledhje të ndara, realizoi takime me funksionarët lokal dhe qendror, anëtarët e kryesisë së degës si dhe kandidatët për deputetë nga dega e Gostivarit.

Shefi i Shtabit, z. Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, z. Bashkim Hasani, njoftuan zyrtarët e partisë mbi aktivitetet para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Pos Jakupit dhe Hasanit, në mbledhjet e mbajtura në selinë në Gostivar, fjalë mbajtën edhe kandidatët për deputetë nga dega e Gostivarit, zonj, Arta Bilalli – Zendeli, zonj. Vjollca Latifi – Ademi dhe z. Hasim Deari. Tema kryesore ishte ideja mbi Kryeministrin e parë Shqiptar të nxitur nga lideri, z. Ali Ahmeti.

Edhe në këto mbledhje, Jakupi dhe Hasani u fokusua tek kujdesi i shtuar për mbrojtje nga CoVid-19 gjatë gjithë aktiviteteve parazgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar

Next Post

IIntervista me Gazeta Tema, Menduh Thaçi: Shteti i Maqedonisë së V. i grabit shqiptarëve 1.7 miliard euro çdo vit

Intervista e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit me Gazeta Tema. Linku: http://www.gazetatema.net/2020/06/21/intervista-menduh-thaci-shteti-i-maqedonise-i-grabit-shqiptareve-1-7-miliard-euro-cdo-vit/ “Ali Ahmetit, ka pranuar të qëndrojë i nënshtruar në koalicion me Gruevskin pikërisht në periudhën kur shqiptarët janë diskriminuar më fortë në baza etnike e kanë marrë tatëpjetën ekonomike.” Z. Thaçi në këto zgjedhje ju keni kandiduar për postin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: