Grubi: 113 vjetori i Alfabetit na gjen me gjuhën shqipe zyrtare

vull

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” me temë “113 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe 14 vjetori i ITSHKSH-së në Shkup”.

Grubi në fjalimin e tij potencoi rëndësinë e momentit historik të unifikimit të alfabetit shqip në vitin 1908 dhe vazhdimësinë e misionit të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe në mënyrë institucionale në Maqedoninë e Veriut duke çmuar lartë veprimtarinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që pikërisht sot shënon 14 vjetorin e themelimit të saj. Ai mes tjerash potencoi se ky 113 vjetor na gjen me gjuhën shqipe zyrare në Maqedoninë e Veriut.

Të pranishëm në këtë ngjarje të shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip mes personaliteteve të shumta vendore ishin edhe drejtori i ITSHKSH-së Skender Asani, ambasadorja e SHBA-ve në vend znj. Kate Marie Byrnes, ambasadorët e Francës, Italisë dhe Izraelit – z. Baumgartner, z. Silvestri dhe z. Oran.

Në vazhdim fjalimi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi:

“Kënaqësi e veçantë që në hapësirat e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, shënojmë një nga datat më të rëndësishme kombëtare, ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.
Një popull nuk rron dot pa ideal, pa një qëllim që e bën të punojë, të përpiqet e të përparojë. Ideali ishte i qartë dhe plotësisht i drejtë, të ruhet gjuha e të parëve, shqipja si vlerë në mesin e gjuhëve europiane.

113 vjet u bënë sot nga konkretizimi i një ideali që përcaktoi fatin tonë ekzistencial të asaj kohe për të pasur gjuhë të shkruar. Tashmë 14 vite me rradhë po e dëshmojmë edhe në mënyrë institucionale, përmes institucioneve tona që me përpikmëri realizojmë hulumtime shkencore, aktivitete arsimore dhe kulturore për të promovuar vlerat identitare të shqiptarëve të këtij vendi.

Uroj drejtorin Asani dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për përvjetorin e Institutit dhe për përkushtimin në drejtim të realizimit të programit. Padyshim se në këtë rrugëtim misionesh, ky institucion ka përkrahjen e
madhe të Qeverisë së vendit.

Uroj vazhdimësi progresive të punës së Institutit dhe festë të mbarë për
të gjithë shqiptarët. Gëzuar!”

Next Post

Grubi: Të ruhet gjuha e të parëve, si vlerë në mesin e gjuhëve europiane

Me rastin e manifestimit për “Ditët e Alfabetit”, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në promovimin e studimit “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve të vitit 2019”. “Shkrim-leximi është një dritë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: