GRUBI: Ali Ahmeti nuk ka ndërhyrë në asnjë proces zgjedhor në Kosovë

vull

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë një interviste për emisionin Info Magazine të televizionit Klan Kosova ka deklaruar se lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka ndërhyrë në ndonjë proces zgjedhor në Republikën e Kosovës dhe as që do ta bëjë këtë ndonjëherë.

Sipas Grubit BDI dhe kryetari Ahmeti m,e institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar edhe kur z. Isa Mustafa ishte kryeministër, edhe kur z. Haraldinaj ishte kryeministër apo z. Thaçi por njëjtë edhe me z. Albin Kurti kur ishte dhe presim që të jetë përsëri kryeministër.”

“Ju e dini që z. Ahmeti e ka në zemër, e mbanë në pozitë shumë të veçantë Kosovën për arsye se ka kontribuar më shumë për Kosovën se sa që ka kontribuar për Maqedoninë e Veriut dhe nuk i ka lejuar vetvetes që të ndërhyjë ndonjëherë në ndonjë proces zgjedhor apo zhvillim politik në Kosovë, në veçanti jo duke u përcaktuar për njërën apo tjetrën anë por gjithsesi se ka zhvilluar marrëdhënie institucionale me institucionet e Kosovës, kemi bashkëpunuar edhe kur z. Isa Mustafa ishte kryeministër, edhe kur z. Haraldinaj ishte kryeministër apo z. Thaçi por njëjtë edhe me z. Albin Kurti kur ishte apo presim që të jetë përsëri kryeministër.”

Next Post

Kryetari i Lëvizjes Besa, vizitoi fshatrat e Komunës së Dollnenit

Në Komunën e Dollnenit sot ka qëndruar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami  i cili u ndal në fshtrat, Cërnilisht, Debresht dhe Zhitoshë, ku u takua me strukturat e Lëvizjes BESA. “Biseduam për problematikat e kësaj ane dhe për zgjidhjen e problemeve si subjekt politik që jemi në Qeveri. Kjo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: