Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi bënë të ditur vendimet nga mbledhja e Qeverisë

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka bërë disa nga vendimet e para që i ka miratuar Qeveria e RMV-së:

Sot miratuam vendime shumë të rëndësishme për realizimin e dy projekteve dhe premtimeve të mëdha të infrastrukturës rrugore, 10 kilometrat e autostradës A4 Bllacë – Shkup si dhe të Qarkores në autostradën e Tetovës, edhe atë:

👉sigurimin e mjeteve për ndërtimin e autostradës A4, zona përgjatë kalimit kufitar Bllacë (Krahu Stenkovec). Gjithë projekti do të realizohet në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe

👉përpunimin e mëtejshëm të dokumentacionit projektues për ndërtimin e Qarkores në аutostradën e Tetovës, krahu nga fshati Trebosh deri në fshatin Neproshten.