Grubi-Dedaj: Zgjedhjet e lira dhe demokratike më 14 shkurt në Kosovë, hap i mirë drejt për BE-në

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë takimit me ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Gjergj Dedaj i ka theksuar shpresën që në Republikën e Kosovës me 14 shkurt të mbahen zgjedhje te lira e demokratike dhe zgjedhje të institucioneve në Kosovë sa më shpejtë me qëllim që të vijojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive tona.

Grubi dhe Dedaj gjithashtu kanë diskutuar edhe për procesin e ish drejtuesve të Republikës së Kosovës të cilët për momentin janë në Hagë. Shpresoj që ata do të kthehen faqebardhë dhe që drejtësia çdoherë ngadhënjen dhe del në dritë.

Të dy bashkë u pajtuam se procesi i regjistrimit të popullsisë në vend është një proces i cili duhet të mbahet pasi që regjistrimi i fundit ka ndodhur në vitin 2002. Grubi i ka thënë ambasadorit Dedaj se regjistrimi i popullsisë i nevojitet RMV-së me qëllim të zbatimit të politikave të barabarta dhe të drejta.

Ambasadori Dedaj gjatë këtij takim falënderoi zëvendëskryeministrin e parë, z. Grubi për bashkëpunimin ndërqeveritar dhe përkrahjen reciproke të institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës por edhe për mbajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat dhe në drejtim të perspektivës së përbashkët evropiane.

Next Post

Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

Departamenti për Diasporë në PDK, mbajti takim me tre kandidatët për deputetë të PDK-së nga diaspora. “PDK-ja nuk është e vetmja parti që përgjatë qeverisjes së saj ka pasur edhe gabime, por është e vetmja e cila gabimet e saj i ka pranuar. Rikthimi i fuqishëm i PDK-së në diasporë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: