Grubi: Do ta lidhim Gostivarin me Tetovën me autostradë, poashtu me Kërçovën

vull

Në kaudër të fushatës parazgjedhore, BDI sonte ka qendruar në fshatin Forinë ku ka shpalosur programin e tyre. I pranishëm në takim ishte lideri i BDI, Ali Ahmeti, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, kryeparlamentari Talat Xhaferi si dhe deputetet e zonës, Vjollca Latifi Ademi dhe Arta Bilalli Zendeli.

Punojmë me projekte dhe pa kushtëzime, tha zv.kryeministri Grubi, i cili kërkoi mobilizim për me 31 tetor që kandidati i BDI të fitojë Gostivarin.

“Këto takime që kemi me ju, janë kërkesë e drejtpërdrejtë e liderit Ahmeti. Kemi bërë një fushatë dinjitoze deri në rrethin e parë dhe kështu vazhdojmë edhe deri në rrehtin e dytë me 31 tetor. Bëni një krahasim se sa kanë ndryshuar gjërat me ne, kush e ka cenuar votën. Ne nuk kemi pasur kushtëzime por projekte dhe program. Mbi programin për Gostivarin kam punuar edhe unë vetë. Sa i takon pushtetit qendror, i kemi rrumbullakësuar të gjitha të drejtat e shqiptarëve. Nuk mund të na ndloj më si shqiptarë për asgjë, nuk ka kufi, ata i gjenë në çdo institucion. Pas këtyre, ne dilëm me Agjendën e gjelbër. Do ta lidhim Gostivarin me Tetovën me autostradë, poashtu me Kërçovën. Gazifikimi ka ardhur në Gostivar, jemi duke e menaxhuar gjithë deponinë Rusino, dhe atë duam ta heqim prej këtu. Ky është ndryshime, kur duhej të punohet për shqiptarët e bëmë, tani bëjmë projekte të mëdha për jetesë më cilësore”, tha mes tjerash zv.kryeminstri i parë, Artan Grubi duke shtuar se Gostivari për BDI është jetikë.

Next Post

Blerim Sejdiu: FITORJA E MADHE ËSHTË AFËR!

Mesazh falenderues njëherësh edhe një forcë shtyse për çdo qytetarë, aktivistë e simpatizantë që na ka besuar e votuar më 17 tetor. Beteja jonë nuk ka përfunduar. Më 31 tetor, së bashku me Mërgatën e Aleancën, së bashku me çdo qytetarë që e dëshiron zhvillimin e urbanizimin e komunës sonë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: