Grubi – Ducinas: E meritojmë datën në qershor

vull

Sot, 29 mars 2019, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, pati takim me z. Kostas Ducinas, profesor i së drejtës dhe filozofisë dhe drejtor i Institutit Birkbek për Humanizëm në Universitetin e Londrës.

Grubi, u shpreh i kënaqur nga vizita e mysafirit të nderuar, i cili është shkencëtar i shquar i arsimit, dhe botues i shumë punimeve shkencore nga fusha e së drejtës, por edhe deputet në Kuvendin e Greqisë nga radhët e SIRIZA-s. Pastaj, informoi për proceset pozitive në vendin tonë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me çka u realizuan edhe dispozitat e Marrëveshjes së Prespës. Për ngjarjet aktuale në vend theksoi se janë në kornizat e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në prill, dhe se vendi me vendosmëri hapëron drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, pas të cilit pa dyshim qëndrojnë të gjitha partitë politike.

Për këtë shkak, theksoi Grubi, për ne është me rëndësi që Greqia fqinje të na mbështesë në vigjilje të Samitit të Bukureshtit në qershor, në të cilin presim datën për fillimin e negociatave.

z. Ducinas, e përsëriti mbështetjen greke për proceset tona eurointegruese, me sugjerim, se krahas kritereve politike shteti duhet të jap rezultate evidente në fushën e sundimit të së drejtës, si dhe në sektorin e zbulimit, lirisë së medieve dhe reformës në administratën publike.

Si profesionist i shquar në fushën e së drejtës, profesor Ducinas, theksoi se reformat në këtë fushë duhet të realizohen sa më shpejt, edhe krahas asaj që ka rezistencë të madhe nga ana e bartësve të funksioneve në sektorin e jurisprudencës, me çka vështirësohet ky proces i reformave.

Next Post

Mustafa:” Bashkëpunimi rajonal kufizon hapësirën e veprimit të krimit tej kufitar”

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët taktiko-demonstrues: “WESTERN BALKAN’S FLASH”, të njësive speciale të Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast ministri Mustafa, theksoi se ushtrimi i përbashkët, taktiko-demonstrues i njësive speciale të Policive të vendeve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: