Grubi: Edhe komunitetet tjera përfituan nga Marrëveshja e Ohrit

vull

Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes
Kornizë të Ohrit, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Dr. Artan Grubi ka marrë
pjesë në Tryezën e rrumbullakët me temë: “Rëndësia e Marrëveshjes së
Ohrit për bashkësitë më të vogla”, organizuar nga Agjencia për
Realizimin e të Drejtave të Bashkësive në bashkëpunim me Ministrinë për
Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Në fillim të fjalës së tij, Grubi ka thënë se shoqëria jonë në praktikën
më të hershme i ka pranuar marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe sot mund
të thuhet se është bazë e suksesit të përbashkët.

“Vërtetë kam kënaqësinë që të jem pjesëmarrës në këtë tryezë të
rrumbullakët në veçanti për të diskutuar me ju mbi rëndësinë e
Marrëveshjes kornizë të Ohrit që ka edhe për komunitetet më të vogla në
vend edhe pse vet me veten nuk pajtohem me përkufizimin “komunitete më
të vogla, komunitete më të mëdha në vend”. Shoqëria jonë që në
praktikën e saj më të hershme i ka pranuar marrëdhëniet e mira
ndëretnike dhe sot mund të them lirshëm se ajo është baza e suksesit si
shoqëri e jonë e përbashkët. Duke i trajtuar të gjithë qytetarët në
mënyrë të barabartë MO është e rëndësishme për të gjithë ne sepse solli
barazinë dhe kjo karakteristikë e bënë atë marrëveshje për ndërtimin e
një shteti të integruar në NATO dhe së shpejti edhe në Bashkimin
Europian. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, solli mundësi të reja për të
gjitha komunitetet, solli mundësi që në mënyrë të barabartë të gjithë ne
të kyçemi në zhvillimin e shtetit. Sigurisht se zhvillimi i qëndrueshëm
nuk është i mundshëm nëse dikush lihet në margjinat e shoqërisë. Nuk po
flas këtu vetëm për komunitete etnike por komunitete të të gjithë
grupeve të interesit. Falë MO sot përveç gjuhës maqedonase dhe gjuhës
shqipe kemi komuna ku gjuhë zyrtare është edhe gjuha rome, gjuha turke,
gjuha boshnjake, ajo serbe si dhe pjesëtarët e këtyre komuniteteve janë
të integruar tashmë në të gjitha sferat e shoqërisë edhe pse akoma jo në
numrat e dëshiruar dhe në numrat e duhur”, ka theksuar kështu
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Sipas tij, është arritur faza e përmbylljes së pjesës normative dhe se
bashkëpunimi të mos mungojë edhe në zbatimin e pjesës praktike të
Marrëveshjes së Ohrit.

“Praktikat e mira të cilat i ka vendosur Marrëveshja paqësore e Ohrit,
marrëdhëniet e mira ndëretnike, kohezioni social, mos diskriminimi dhe
toleranca duke kultivuar në vazhdimsi duhet të jenë pikënisje për çdo
proçes të radhës në shoqëri. Meqë bashkërisht kemi kaluar fazën e
ndryshimit të Kushtetutës, ndryshimit dhe miratimit të ligjeve për
zbatimin e Marrëveshjes kornizë dhe kemi arritur në fazën ku është
përmbyllur pjesa normative e saj ju ftoj që bashkëpunimi dhe koherenca
të mos mungojë edhe më tutje nga ana juaj dhe së bashku të punojmë në
zbatimin e pjesës praktike të Marrëveshjes së Ohrit, sepse secili nga ne
është pjesë e atij mozaiku të përbashkët të një shoqërie të barabartë
për të gjithë. Republika e Maqedonisë së Veriut në frymën e MO do të
vazhdojë edhe më tutje të zhvillohet si një shoqëri e hapur dhe
inkluzive me interaksion edhe më të madh të pjesëtarëve të të gjitha
komuniteteve duke krijuar kushte të njëjta për të gjithë, sepse vetëm
barazia, mos diskriminimi dhe multikulturalizmi janë parakusht për
qëndrueshmërinë e një shoqërie të barabartë për të gjithë”, ka thënë për
fund në fjalimin e tij, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Next Post

Zgjatet konkursi për regjistrues dhe instruktorë, mund të aplikohet online deri më 12 gusht

Enti Shtetëror për Statistika ka njoftuar sot se afati i konkursit për regjistrues dhe instruktorë zgjatet deri më 12 gusht. I njëjti duhet të përfundonte sot, por siç thonë nga Enti, për shkak të pushimeve verore, i njëjti vazhdohet edhe për një javë. “Enti shtetëror për Statistika me qëllim që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: