Grubi – Garcia: Spanja mbështet rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut

vull

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, z. Jose Luis Lozano Garcia, të cilit i ka dëshiruar sukses në misionin e ri në vend.

Grubi dhe Garcia gjatë takimit e kanë vlerësuar lartë miqësinë dhe raportet dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës, miqësi e cila duhet thelluar edhe më tej në të gjitha sferat.

Zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, si dhe konflikti mes Federatës Ruse dhe Ukrainës ishin gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe Garcias, ku është konstatuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është rreshtuar në një linjë me botën demokratike duke dënuar agresionin rus.

Procesi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit që nga pjesa normative por edhe në vazhdim, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe Garcias, derisa gjatë këtij takimi është diskutuar edhe mbi procesin e regjistrimit që përfundoi vitin e kaluar e që rezultatet pritet të publikohen edhe pak ditë.

Grubi gjatë takimit e ka informuar ambasadorin spanjoll për dinamikën e re të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Republikën e Bullgarisë, vendosjen e dialogut dhe planin aksional të grupeve të punës, ku është konstatuar se mbështetja e Spanjës në procesin e integrimit në Bashkimin Europian nuk duhet të ndalojë por të vazhdojë në frymë të mirëkuptimit.

Grubi gjithashtu kërkoi që Bashkimi Europian të jetë shumë më prezent në Europën Juglindore dhe që ta konkretizon politikën e vet të zgjerimit dhe të sigurisë me nisjen e menjëhershme të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Next Post

Shpërthen në flakë mjeti në rrugën e Arbrit, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një automjet i cili po lëvizte në drejtim të Tiranës ka shpërthyer në flakë këtë të dielë në Bypassin e Murrizit. Shpërthimi i menjëhershëm i ka rrezikuar jetën drejtuesit të automjetit i cili fatmirësisht doli në kohë prej tij.   Djegia e automjetit tip fuoristradë ka krijuar panik tek udhëtarët […]

Subscribe US Now