Grubi: Gjuha shqipe gjuhë zyrtare në RMV, është punë e kryer (Video)

Blerand Rexhepi

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut dhe kjo është punë e kryer tashmë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi pas takimit me u.d kryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj.

“Akti normativ i z. Agim Nuhiu gjatë mandatit të tij ministër i Punëve të Brendshme gjatë kohës së qeverisë teknike dhe përballjes me pandeminë, do ta ri përsëris se gjithsesi se duhet të respektohen ligjet, në veçanti Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe nuk shoh ndonjë rezervë nga partneri jonë i koalicionit që të zbatohet. Ju e dini se tashmë qeveria funksionon në dy gjuhë dhe unë gati se gjysmën e mbledhjeve të qeverisë i kam udhëheq dhe që të gjitha i udhëheq në gjuhën shqipe, ashtu funksionon edhe në kuvend, ashtu funksionon edhe në presidencë kështu që gjuha shqipe gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut është punë e kryer”, është shprehur Grubi.

Next Post

GRUBI takon liderin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku

Zëvendëskryeministri i pare dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në vazhdën e takimeve në Prishtinë, pas Hoxhajt dhe Haradinajt është pritur në takim edhe nga lideri i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Me këtë rast, Grubi nga afër e ka uruar Abdixhikun për zgjedhjen e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: