GRUBI IRONIZON: AHMETI ËSHTË I PAZËVENDËSUESHËM, POR MUNDET EDHE MEXHITI TA ZËVENDËSOJE

vull

Zv/kryeministri Artan Grubi ka thënë se e respekton vendimin e Izet Mexhitit, i cili dje paralajmëroi që jep dorëheqje nga posti i koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së.

I pyetur nëse kjo ka të bëj për shkak zgjedhjeve lokale në Çair, Grubi tha se ato kanë filluar me anketimet e brendshme dhe me konsultimet për të gjetur kandidatët më të mirë të cilët do të fitojnë zgjedhjet lokale.

Sa i përket asaj se a mund Izet Mexhiti ta zëvendësoj Ali Ahmetin në postin e kryetarit të BDI-së, Grubi tha Ahmeti është i pazëvendësueshëm.

“Unë besojë që ka, besojë që Mexhiti është një veteran në politik ka dhënë kontribut në BDI. Unë personalisht mendojë se askush nuk mund ta zëvendësoj Ali Ahmetin ngase ai nuk është kryetar partie, është një lider i një shoqërie, është një personazh i jashtëzakonshëm i historikut shqiptar, jashta rolit si kryetar i BDI-së, por gjithsesi se në një periudhë tjetër mund të ketë një kryetar tjetër të BDI-së dhe përse të mos jetë ai Izet Mexhiti apo dikush tjetër, i cili do të ketë përkrahjen e votuesve”, u shpreh Grubi, raporton SHENJA.

 

Next Post

Komuna e Gostivarit ka realizuar gati 100 % buxhetin e saj gjatë vitit 2020

Këshilli komunal i Komunës së Gostivarit sot ka kaluar miratimin e raportitt kuartal IV për realizim të buxhetit komunal për vitin 2020, si dhe miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2020. Sadri Elezi nga Sektori për Financa dhe Buxhet pranë Komunës së Gostivarit, tha se realizimi i buxhetit vitin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: