Grubi: Korridori 8 bëhet realitet (Video)

vull

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, bashkë me ministrin e Financave, z. Fatmir Besimi, ministrin e Jashtëm, z. Bujar Osmani, atë të ekonomisë, z. Kreshik Bekteshi, ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Jeton Shaqiri dhe drejtorin e Ndërmarrje publike për
rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të kompanisë amerikane Bechtel Enka të cilët tashmë nga Qeveria janë angazhuar për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D.

Grubi para të pranishmëve ka thënë se si një projekt madhor korridori 8
dhe 10D përfshinë drejtë për drejtë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe
ka ndikim në ekonominë e vendit.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, z. Artan Grubi korridori 8-të
përfaqëson një mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut,
qoftë nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundur që vendi të
marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të
Ballkanit.

Grubi gjatë takimit me përfaqësuesit e lartë të kompanisë Bechtel Enka
ka thënë se korridori 8, është një nga dhjetë korridoret trans-evropiane
të cilat do të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve midis
vendeve të Bashkimit Evropian, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në
Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.

Me ndërtimin e Korridorit 8, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së
Veriut që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo
edhe me kufijtë tjerë do të mund të lëvizin nëpër një autostradë
moderne, kurse njëherësh po dëshmohet se e ardhmja ekonomike që ofron
Korridori 8-të si një pejzash i ri që po shfaqet në Ballkan, do të
dëshmojë se historia më e re e Evropës Juglindore do të kalojë përmes
Shkupit.

Share this:

Next Post

GANIU: NDËRTUAM 220 VENDE TË REJA PARKIMI NË BIT PAZAR, 1450 NË TËRË ÇAIRIN, NË MANDATIN E ARDHSHËM EDHE 3000 VEND-PARKIME

Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu sot lëshoi në përdorim mega projektin – Parkingu mbi Bit Pazar me kapacitet prej 220 vendesh parkimi. Në prezencë të tregtarëve dhe qytetarëve të shumtë Ganiu tha se ky projekt i madh demanton të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: