Grubi – Koundouros: Greqia përkrahëse e fuqishme e çeljes së bisedimeve të RMV-së me Bashkimin Europian

vull

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin grek në Shkup, z. Roussos Koundouros.

Ambasadori Koundouros dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi u pajtuan se tashmë janë krijuar kushte të mira në drejtim të përmirësimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si në fushën e energjetikës dhe ekonomisë gjithashtu edhe në të gjitha sferat tjera që janë me rëndësi dhe në të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Më tej, ambasadori Koundouros i përcolli zëvendëskryeministrit të parë Grubi përkrahjen e fuqishme të shtetit grek sa i takon tejkalimit të kontestit me Republikën e Bullgarisë si dhe fillimin sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Grubi dhe Koundouros, gjatë takimit vlerësuan se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një kontribut shtesë për stabilitetin rajonal dhe një mundësi shtesë për zbatimin e standardeve europiane, e me këtë edhe zhvillimin e gjithë rajonit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Koundouros bashkë konstatuan se zgjidhja e kontestit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, hapi mundësi të mëdha për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve rajonale, në veçanti kontestet në Balkanin Perëndimor.

Grubi dhe Koundouros në fund të këtij takimi bashkë konstatuan se Maqedonia e Veriut dhe Greqia, përmes miqësisë dypalëshe tashmë po promovojnë stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Next Post

Abdulla Mehmeti: Askush nuk mund ta cenojë pronësinë intelektuale të tjetërkujt

R e a g i m ASKUSH NUK MUND TA CENOJË PRONËSINË INTELEKTUALE TË TJETËRKUJT   Abdulla Mehmeti   Në bazë të një shkrimi në formë reagimi të publikuar këto ditë në mediet në gjuhën shqipe në Maqedoninë Veriore (në emër të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI), ku hapur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: