Grubi në Opinion bën thirrje për Regjistrim masovik

Blerand Rexhepi

I ftuar në emisionin Opinion që drejtohet nga gazetari Blendi Fevziu, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik, Artan Grubi ka folur mbi procesin e Regjistrimit që po bëhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut për momentin në diasporë dhe nga data 1 prill dhe do të përfundojë më datë 21 prill, ndërsa në vazhdim ne ju sjellim citate nga intervista e Grubit për Opinion të Blendi Fevziut.

REGJISTRIMI I RËNDËSISË JETIKE

Është me rëndësi jetike në RMV, regjistrimi për shqiptarët ka rëndësi sepse të drejtat e tyre kombëtare varen nga përqindja, regjistrimi zhvillohet pas 20 viteve pasiqë shqiptarët kanë dalë 25.17 përqind në vitin 2002, kanë të drejtat e tyre përdorimin e gjuhës, flamuri mund të përdoret nëse jeni mbi 50 përqind në komunën që banoni, punësimi në institucione varësisht nga përqindja që jeni, prandaj insistoj që mërgata të regjistrohet masovikisht andaj kam ardhur në Tiranë që të bëjmë apele përmes presidentit, kryeministrit e lidererëve tjerë, vlerësoj që në formën permanente rreth 300 mijë shqiptarë jetojnë jashtë vendit dhe pretentojmë që të regjistrojmë, ne dështuam në vitin 2011 dhe nga atëherë ka pasur mërgimtarë të shumë e nëse marim parametrat vlerësoj se popullata mund të jetë diku 1.8 mil, ata mund të regjistrohen edhe me çertifikatë të lindjes edhe pse mund të ketë shtetësi të huaj, në RMV dhe nuk ka asnjë pengesë për të regjistruar ato qytetarë, regjistrimi bëhet online në faqen census.stat.gov.mk për vetëm 5 minuta për të kontribuar për të drejtat e bashkëkombasve e tyre në vend që të gëzohen të drejtat e barabarta.

MËRGATA VENDIMTARE, REZULTATET NË NËNTOR

Deri dje numrat e regjistruar janë mbi 122 mijë shumica prej tyre janë shqiptarë në mërgatë kurse në Republikën e Maqedonisë së Veriut regjistrimi fillon më 1 prill dhe zgjat deri më 21 prill kur edhe përfundon regjistrimi, kemi dy regjistra për qytetarë resident dhe jorezident. Qytetarët nuk humbin asnjë të drejtë aspak thjeshtë për të treguar numrin real të qytetarëve dhe nuk cënohet asnjë e drejtë e tyre, do të përpunohen të dhënat diku në tetor ose nëntor do të publikohen në lidhje me Regjistrimin, me rëndësi është që ndryshimet e Ligjit për regjistrim dhe të gjitha vendimet që do të miratohen duhet të nënshkruhen nga drejtori dhe zëvendësdrejtori i cili është shqiptarë, duke pasur parasysh nga të dhënat që regjistrohen nxënësit në shkollat fillore, numrat mund të arrijnë deri në 30 përqind kurse nga votimet e fundit në Parlament kemi 34 deputet tash prej 120 gjithësejt.

KEMI VAKSINUAR 11 MIJË STAF MJEKËSOR

Me Covid kemi numra shumë të lartë, sot dhe dje kemi pasur nga 30 viktima, kemi pasur problem dhe me furnizimin e vaksinave sepse besuam shumë besim tek vendet e huaja dhe dështuam, kemi vaksinuar rreth 11 mijë staf mjekësor dhe shpesoj që së shpejti të fillojë dhe imunizimi i përgjithshëm i popullatës, ora policore në vend vazhdon edhe për tre javë të tjera nga 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.

PAS KONSTITUIMIT TË INSTITUCIONEVE NË BULLGARI, VAZHDOJMË NEGOCIATAT

Përtej situatës politike me një shumicë të brishtë po funksionon shumë mirë dhe krahas bllokadës bullgare gjithçka shkon mirë, e vështirë që të arrijmë të hapim negociatat në qershor në mbledhjen e ministrave sepse ka zgjedhje në Bullgari andaj do presim deri në formimin e institucioneve atje dhe mos kemi asnjë pengesë më tej për marjen e datës. Marrëdhëniet me Tiranën i kemi institucionale, Shqipëria nuk ka ndërhyrë asnjëherë në asnjë proces zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ne jemi falenderues për këtë.

AHMETI U ZOTUA DHE E BËRI KRYEMINISTRIN SHQIPTARË

Edhe për shqiptarët duhet të ketë demokraci dhe tek ne të ketë vetëm dy parti politike dhe të garojnë bashkë, mos ketë përçarje të votës. Ne si shqiptarë jemi elementi vendimtar se kush do jetë kryetar shteti, kryeministër, shqiptarët kanë zëvendëskryeministrin e parë që jam unë, MPJ, të financave dhe gjashtë ministrat tjerë, kemi kryetarin e Parlamentit, FFM, avokatin e shtetit dhe të popullit, gjuhë zyrtare, tre universitete e shumë funksionarë të tjerë. Madje Ali Ahmeti nga kjo studio të vërtetoi se do e bëj kryeministrin shqiptarë dhe e bëri pasiqë kryeministri aktual Zoran Zaev doli në konferencë bashkë me të dhe deklaroi se në 100 ditët e fundit kryeministër do të bëhet një shqiptarë, fillimisht në 100 ditët e fundit e më pas ndoshta 2 vjet e pse jo edhe mandat të plotë. Në BDI nuk ka asnjë përçarje, brenda BDI-së ka dialog shumë demokratik dhe gjithë jemi rreshtuar pas politikave të Ali Ahmetit.

Next Post

Aleanca për Shqiptarët: RRUGA E RE TETOVË – BANJA E QYTETIT GJITHNJË E MË RREZIKSHME, SHEMBJET E TOKËS RREZIKOJNË JETËN E QYTETARËVE!

Rruga që shpien drejt Banjës së qytetit edhe pse e ndërtuar në vitin 2017 e financuar nga BE ndërsa e realizuar nga Komuna e Tetovës nëpërmjet dy firmave të kontraktuara sot është në gjendje të mjerueshme dhe është e ndërtuar jashtë çdo standardi. Shembjet anësore përbëjnë rrezik potencial për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: