Grubi: Në vitin 2021 po hyjmë me një BDI jashtëzakonisht të fuqishme dhe të bashkuar

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi thotë se në vitin 2021 po hyjmë me një Bashkim Demokratik për Integrim, jashtëzakonisht të fuqishëm dhe të bashkuar.

Sipas Grubit ky fakt u dëshmua në zgjedhjet e fundit parlamentare ku partia e z. Ali Ahmeti fitoi mbi 100 mijë vota shqiptare.

“Ne hyjmë në këtë viti me një BDI jashtëzakonisht të fuqishme, jashtëzakonisht të bashkuar gjë që rezultoi edhe në rezultatin zgjedhor kur i kishim përballë të gjithë kundër nesh, absolutisht të gjithë dhe jo vetëm nga vendi por edhe nga vendet tjera dhe jo vetëm nga forcat politike po edhe nga forcat tjera kontribuues të diskursit publik. Kështu që z. Ahmeti ngadhënjeu dhe unë duhet të shpreh një mirënjohje deri tek të gjithë mbi 100 mijë votuesit e BDI-së.”

Next Post

Sanksionohen 381 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.12.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 381 kundërvajtje, prej të cilave 44 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba për automjete të paregjistruara dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: