GRUBI-OSMANI: Bashkëpunimi institucional vazhdon menjëherë pas formimit të qeverisë së re

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot pasdite është pritur në takim në presidencën e Republikës së Kosovës nga u.d presidente, znj. Vjosa Osmani.

Me presidenten Osmani, Grubi ka diskutuar një sërë çështjes të cilat lidhen në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës përfshirë këtu marrëveshjet të cilat presin që të nënshkruhen menjëherë dhe pa humbur kohë pas formimit të institucioneve të reja në Prishtinë, por njëherësh kanë diskutuar edhe rreth procesit të Regjistrimit që tashmë është duke u zhvilluar në RMV.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast i ka kërkuar znj. Osmani që këtë fitore të madhe ta kthejë edhe në një përkrahje bashkëpunimi për diasporën shqiptare të Republikës së Maqedonisë së Veriut që jeton në mërgim me qëllim sensibilizimin e tyre që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit.

Next Post

Arsye më të madhe që të REGJISTROHET diaspora NUK KA. Dëgjojeni profesoren Karakamisheva

Profesoresha universitare Tanja Karaamisheva thotë se shqiptarët janë QESHARAK kur kërkojnë që me çdo kusht në REGJISTRIMIN e popullsisë të dalin më shumë, informon BLIC.MK Sipas saj kjo që kërkojnë shqiptarët është TURP pasi që siç shprehet ajo, shteti kinse për të gjithë është i barabartë edhe po që se një […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: