Grubi: Përvoja e Haradinajt në diasporë, model i bashkëpunimit e mobilizimit

vull

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi, vizitoi sot të parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin diskutuan rreth çështjeve të ndryshme, në veçanti për mobilizimin e mërgatës shqiptare për regjistrim, në mënyrë që të ndikojnë në zhvillim të politikave.

“Përvoja e Ramush Haradinajt në këtë bashkëpunim të mërgatës së shqiptareve të Maqedonisë e Kosovës na vie në ndihmë në mobilizimin e kësaj mërgate të përbashkët, në mënyrë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe t’i ndihmojmë shqiptarët”.

“Të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në përputhje me kushtetutën në Maqedoni varen nga përqindja në të cilën ato janë të përfaqësuara”.

“Edhe pse të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni janë në proces ireversibil, të pakthyeshme, dhe do mbesin po ato që janë, pa marr parasysh numrit të qytetarëve të cilët do të regjistrohen, por për zhvillim të politikave do ishte mirë që të gjithë të regjistrohen në diasporë dhe pastaj edhe si rezidentë, prandaj përvoja e Haradinajt, në veçanti në fundin e viteve 80-të në diasporë do ishte një model shumë i mirë i bashkëpunimit të qytetarëve të të dyja vendeve tona në drejtim të mobilizimit të diasporës”, deklaroi Grubi pas takimit.

Next Post

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e miratoi Deklaratën për paga dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat

Barazia midis grave dhe burrave është një nga të drejtat themelore të njeriut që janë zotuar t’i respektojnë të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Kjo është regjistruar në instrumentet më themelore juridike të miratuara nga Organizata, duke përfshirë edhe Kartën Sociale Evropiane.   “Gjashtëdhjetë vjet pas miratimit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: