GRUBI priti në takim ministrin e Bujqësisë, Arjanit Hoxha

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot priti në një takim kolegun e tij, ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha.

Grubi dhe Hoxha biseduan lidhur me procesin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5, proces i cili sipas të dy bashkëbiseduesve u përmbyll me shumë sukses.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi i tha ministrit të Bujqësisë Hoxha se nga 1.349 nëpunësit administrativ tashmë janë shpërndarë 404 prej tyre, kurse për të tjerët vazhdon procedura e sistemimit.

Hoxha nga ana e tij ka informuar zëvendëskryeministrin e parë Grubi se në Ministri të Bujqësisë tashmë janë sistemuar 18 nëpunës administrativ. Ai gjithashtu i ka thënë Grubit se këta të punësuar janë shpërndarë në pozita të njëjta, bazuar në shkallën e arsimimit të tyre.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast i ka shprehur mirënjohje kolegut të tij Hoxha për përfundimin me sukses të transferimit të nëpunësve administrativ në institucionin që ai drejton dhe që i gjithë ky proces është rezultat i bashkëpunimit të afërt ndërmjet tyre.

Grubi në fund të këtij takimi i ka thënë Hoxhës se me shpërndarjen e nëpunësve administrativ, institucionet në vend kontribuuan në zbatimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit dhe në realizimin e premtimit parazgjedhor të BDI-së si dhe programit qeveritar.

Next Post

Kallen mediat maqedonase, Artan Grubi nuk përkulet para “branitellave” (Video)

Nuk bën zhurmë, por vepron. Zhurmë sot bëjnë mediat maqedonase për një akt që shumë politikanë shqiptarë nuk do ta kishin bërë. Më saktë shumica e politikanëve tjerë më herët kishin rënë në grackën palës tjetër, krejtësisht të përulur përpara figurave maqedonase, por jo edhe Artan Grubi. Tek maqedonasit ai […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: