Grubi: Qeveria ia ndan pishinën Komunës Çair

vull

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social facebook njoftoi opinionin se në seancën e sotme të 88-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua vendimi që pishina në rrugën Dizhonska në Çair me të gjitha objektet e saj përcjellëse të kalojë në pronësi të Komunës së Çairit dhe të vendohet kështu në funksion të plotë.

Sipas Grubit me këtë vendim do të fillojë rrugën e realizimit projekti për funksionalizimin e shumëpritur edhe të një hapësire rekreative sportive në shërbim të jetës cilësore të qytetarëve të Komunës së Çairit.

Next Post

Rruga e Arbërit” drejt përfundimit/ Zaev: Ky aks jep shpresa të mëdha për Dibrën, por edhe për rajonin në tërësi

Tani kur “Rruga e Arbërit” është drejt përfundimit nga ana e Shqipërisë dhe kur ka përfunduar analiza e fizibilitetit dhe prokurimit publik për zgjedhjen e kompanisë, e cila do të ndërtoj rrugën rajonale që lidh Dibrën dhe Kërçovën me kufirin shqiptar, besohet që shumë shpejt komunat kufitare me Shqipërinë, e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: