Grubi: Qeveria ndau tokën për ndërtimin e shkollës në Vizbeg

Kohanews Admin

Qeveria në seancën e 51 miratoi vendimin për dhënien në përdorim të përhershëm të tokës ndërtimore pronë e RMV-së për Ministrinë e Arsimit, përkatësisht për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Vizbeg të Shkupit. Këtë informacion e ka ndarë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Sipas Grubit me këtë vendim qeveria po i jep fund problemit shumë vjeçar të mungesës së hapësirave shkollore me të cilat janë përballur nxënësit e kësaj pjese të qytetit.

“Përkrahja e qeverisë nuk do të mungojë kur bëhet fjalë për arsim cilësor dhe krijim të kushteve ë të mira për fëmijët tanë”, ka shkruar Grubi.

Next Post

ALIMI: “NË FAZËN E FUNDIT TË KONFIRMOHEMI KAMPIONË”

“Besoj fuqishëm se në fund do të jemi ne ata që bashkë me mbështetësit tanë do t’i gëzohemi titullit të kampionit, të katërtin në historinë e Shkëndijës. Pandemia ka lëkundur gjithë botën, nuk ishte e lehtë të menaxhohet kjo situatë dhe patjetër të jemi të kënaqur me ecurinë”, shprehet mes tjerash […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: