GRUBI realizoi takim me kryetaren e LSI-së, Kryemadhi

vull

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në Tiranë ka realizuar takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë si dhe Regjistrimi i popullsisë në RMV, si një nga proceset më të rëndësishme në vend ishte temë e bisedës mes Grubit dhe Kryemadhit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka kërkuar nga Kryemadhi që përmes strukturave të partisë që ajo udhëheq t’i bëj ftesë DIASPORËS së Republikës së Maqedonisë së Veriut që jeton në mërgim që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit.

Ndërkohë, znj. Kryemadhi i ka thënë Grubit se qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe veprojnë në diasporë duhet të shfrytëzojnë në maksimum këtë mundësi pasi nga ky proces varen shumë gjëra në të gjitha fushat e veprimit në RMV.

Të dy bashkëbiseduesit, Grubi dhe Kryemadhi janë dakorduar se tash është momenti që e gjithë diaspora e Maqedonisë së Veriut të kryej detyrën dhe obligimin e vet dhe me dinjitet të kontribuojë për të mirë e të gjithë qytetarëve, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por dhe në rajon.

Next Post

Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Nikollovski me letër në Kuvend: Lufta kundër korrupsionit është qëllimi rreth të cilit duhet të bashkohemi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Ljupço Nikollovski, dërguan letër deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe deri te e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: