Grubi: Shqiptarët janë 29.5% ne Maqedoninë e Veriut sipas Regjistrimit 2021

vull

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar rezultatet finale të procesit të Regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky është postimi i plotë i Grubit:

Pas 20 vjetësh, më në fund realizuam edhe këtë operacion statistikor përmes një metodologjie të re të Eurostatit dhe me teknologji të re në mënyrë elektronike edhe përkundër debateve politike, obstruksioneve dhe sfidave.

Të gjitha u tejkaluan dhe e realizuam me sukses Procesin e Regjistrimit të popullsisë.

Ka qytetarë të cilët nuk janë regjistruar, që sipas EuroStat është e zakonshme, por me rëndësi ky regjistrim mohoi të gjitha pretendimet politike dhe nxjerr në pah pasqyrën momentale të popullatës së përgjithshme në vend, diasporë dhe në komuna.

Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)

Next Post

ASH: Pagat në administratë të rriten në mënyrë lineare me rritjen e pagës minimale dhe jo me shuma ofenduese

Duke ndjekur zhvillimet e fundit lidhur me rritjen e çmimeve për produktet ushqimore, të karburanteve dhe ato të shportës konsumatore, ASH po ndjek me një vëmendje të veçantë edhe procedurat që po i paraprijnë modaliteteve dhe procedurave për përllogaritjen e pagave për punonjësit në administratën shtetërore . Pasi tani më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: