Grubi: Stabiliteti dhe konzistenca e Ali Ahmetit përballë kaosit opozitar

vull

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij të rrjetit social Facebook ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me ofertën e prezantuar të subjekteve politike. Ai ka thënë se stabiliteti dhe konzistenca e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim po përballet dhe triumfon ndaj kaosit opozitar, ku vërehet qartë mungesa e programit dhe vizionit, lëkundëshmëria dhe papjekuria në qëndrime gjë që shihet qartë në deklaratat dhe veprat e tyre.“Në këto zgjedhje konzistenca në politika dhe qëndrime, parashikueshmëria e sigurt e të ardhmës, stabiliteti në vendimmarje, realizimi i shtyllave programore, dinjiteti në përfaqësim është përballë aventurave, ndryshimit të qëndrimeve, mungesës së programit dhe vizionit, lëkundshmërisë, laramanisë, papërvojës, papjekurisë, paparashikueshmërisē, paqëndrueshmërisë.Nuk ka asnjë dilemë të vetme dhe këtë e dijnë shumë mirë qytetarët, mjaftojnë vetëm t’ua krahasojnë deklaratat dhe të bërat” – është shprehur Grubi.https://www.facebook.com/photo/?fbid=10224139059858165&set=a.1073851060433

Next Post

Alternativa vendos: Nuk e mbështesin Lëvizjen Besa në Tetovë dhe Zhelinë

Përmes një kumtesë për media, partia Alternativa edhe zyrtarisht kumtoi qëndrimin e saj në lidhje me mbështetjen ose jo të Lëvizjes Besa në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. “Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Alternativës u diskutua edhe për qëndrimin ndaj garës ku koalicioni AAA&ASH nuk garon me kandidatë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: