Grubi: Uroj që Krishtlindjet t’ju gjejnë me shëndet dhe në mirëqenie

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi përmes një telegram urimi, të gjithë besimtarëve ortodoks u ka  uruar Krishtlindjet.

“Më lejoni që në emër të gjithë neve në Ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe në emrin tim personal t’ju uroj me rastin e Krishtlindjeve dhe t’ju dëshiroj shëndet dhe mbarësi të gjithë juve dhe familjeve juaja të nderuara.

Festat fetare na rikujtojnë se sa të bekuar jemi për bashkëjetesën tonë fetare që paraqet një themel të fuqishëm për shoqërinë tonë.

Kremtimi dhe shënimi i festave të tilla na nxitë drejt një përkushtimi më të madh dhe drejt realizimit të një jete më të mirë për të gjithë ne bashkë që jetojmë në këtë nën qiell.

Duke uruar gjitha të mirat për ju dhe familjet tuaja, në frymën e kësaj feste të madhe besoj dhe jam i sigurt që shoqërinë tonë tashmë po e ndërtojmë përmes synimeve për një jetë më të mirë dhe pa paragjykime.

Uroj që këto Krishtlindje t’ju gjejnë me shëndet të mirë, në mirëqenie dhe harmoni.”

Next Post

Grubi: Demokracia dhe sundimi i ligjit në SHBA do të mbizotërojë

E gjithë bota mbështetet për udhëheqje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne të gjithë besojmë në forcën e institucioneve si dhe në vullnetin e pathyeshëm të popullit amerikan në mbrojtje dhe respekt të demokracisë së vërtetë dhe votës së lirë. Ne mësuam në mënyrën më të vështirë që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: