Grubi-Zhbogar: Vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
1 min read
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive z.Artan Grubi, sot në kabinetin e tij ka pritur ambasadorin e BE-së, z. Samuel Zhbogar.
Z. Grubi e faleminderoi ambasadorin për kontributin e tij në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian.
Bashkëbiseduesit folën për reformat, Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e pakompromis ndaj korrupsionit në vend.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të jetë ministri moderne, funksionale dhe përgjegjëse dhe do të kontribuojë në kohezionin shoqëror dhe barazinë qytetare.
Ambasadori Zhbogar e uroi z. Grubi për postin e ri dhe i dëshiroi realizim të suksesshëm të agjendës qeveritare.
z. Grubi i uroi ambasadorit Zhbogar sukses të mëtejmë duke e porositur se derën e ka të hapur në vendin tonë.
You must be logged in to post a comment.