Grubi:Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë zbatimit të programeve dhe masave të punësimit do të respektoj të gjitha parimet themelore të nevojshme

vull
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politikë dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi deklaroi për KohaNews Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë zbatimit të programeve dhe masave të punësimit do të respektoj të gjitha parimet themelore të nevojshme.
“Gjatë seancës së sotme, qeveria e RMV-së miratoi vendimin për respektim e parimit të përfaqësimit të drejt dhe adekuat të të gjitha kategorive shoqërore në SEKTORIN PRIVAT sa i përket kombësisë, gjinisë, religjionit, racës në pajtim me standardet e parapara nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Gjithashtu sot miratuam edhe inkurajimin dhe zhvillimin e barabartë në përputhje me të dhënat e Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe nivelin e zhvillimit të rajoneve planifikuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut,” përfundoi Grubi.
Next Post

Raporti i Freedom House për Shqipërinë, PDIU: Për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Edi Ramës

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Freedom House “Liria në Botë”, ku Shqipëria ka rënë një pikë më poshtë. Përmes një deklarate për shtyp, PDIU deklaron se kjo rënie ka ardhur për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Edi Ramës, ku vendi ynë vazhdon […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: