Grupet e punës të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë i vendosën bazat për punë dhe i përcaktuan afatet për realizimin e prioriteteve

vull

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, sot, në korniza të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Sofje, u mbajtën mbledhje të ndara të grupeve të punës të përcaktuara gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Petkov në Shkup.

Grupi i punës që përfshin bashkëpunimin në ekonomisë, energjetikë, financave, inovacioneve dhe zhvillimit, investimeve dhe bujqësisë e dakordoi dinamikën e ardhshme të punës, si dhe bazën e përbashkët për shkëmbimin e praktikave të mira dhe përvojave për intensifikimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në këto fusha.

Grupi i dytë i punës që i përfshin fushat për transport dhe lidhje, infrastrukturë, vetëqeverisje lokale dhe bashkëpunim ndërkufitar, si dhe bashkëpunim në fushën e informatikës dhe komunikimeve, janë vendosur përcaktimet për punët në Korridorin 8, si dhe ndërlidhje me drejtimet e tjera rrugore në kufirin mes dy vendeve.

Ky grup i punës për prioritet e vuri vendosjen e linjës ajrore Sofje-Shkup, si dhe angazhimin që sa më shpejtë në mënyrë të dukshme të ulet çmimi i roamingut mes dy vendeve.

Për integrimet evropiane, politikat e gjelbra dhe sundimin e mirë në grupin e tretë të punës janë vendosur bazën për mbështetje dhe bashkëpunim të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të nismave në projektet e përfshira me strategjinë “Marrëveshje e gjelbër” të BE-së.

Grupi i katërt i punës i cili në fokus ka kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin, si dhe të rinjtë dhe sportin, vendosi si detyrë të ndërmerren hapa nga të dyja planet për përpilimin e programit gjithëpërfshirës për bashkëpunim në këto fusha.

Sot takim mbajtën edhe bashkë-kryesuesit e Komisionit të Ekspertëve të Përzier Multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore dhe e përcaktuan kalendarin dhe dinamikën e takimeve për vitin 2022.

Next Post

Kovaçevski – Petkov: I vendosëm bazat për avancim të shpejtë të marrëdhënieve të ndërsjella

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri Kiril Petkov patën takim tet-a-tet në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Në takim u theksua se dinamika me të cilën po realizohet mbledhja e përbashkët, si dhe fillimi i aktiviteteve të grupeve të punës e […]

Subscribe US Now