Grupi i këshilltarëve – Aleanca për Shqiptarët Strugë: Mos luani me Llabunishtën!

vull
Në seancën e fundit të këshillit në rend dite ishin programet e shkollave. Mes tyre ndodhi një propozim provokues dhe i paprecedentë për arsimin në Llabunishtë. Me një logjikë të paarsyetuar, drejtori i Shkollës fillore “Murat Llabunishti” me mbështetjen e Komunës së Strugës sollën programin që Llabunishtës t’i hiqen paralele, një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase. Të habitur nga propozimi, kërkuam llogari nga drejtori dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, se pse ky vendim dhe pse tani?
Nuk na u dha asnjë sqarim që do të na bindte se duhen reduktuar paralelet. Duhet t’i kujtojmë BDI-së dhe tërë opinionit publik, se në Llabunishtë dhe në gjithë Strugën hallet e arsimit janë të mëdha. Llabunishta është vendbanimi me më shumë nxënēs në rajonin tonë.
Prandaj, a nuk meritojnë ata fëmijë të mësojnë në kushte më të mira?!
Në këtë kohë pandemie doni t’i reduktoni paralelet?!
Si ka mundësi që këto katër vite nuk merreni me sakrificat e gjithë atyre mësimdhënësve që kanë punuar ku me rroga, ku pa rroga, sepse Ministria e Financave nuk jep pëlqime për vende pune?!
Po si ka mundësi që BDI, duke pasur pushtetin qendror dhe pushtetin lokal të mos marrë përsipër këto probleme, por të provokojë kaq keq llabunishtarët, duke i rrezikuar me përjashtim nga puna disa mësimdhënës?!
Pse ky propozim?
Kanë mbaruar paratë se po i harxhoni për fushatë?!
Turp t’ju vijë!
Mos bëni lojëra të tilla me ndjenjat e llabunishtarëve para zgjedhjeve! Administrata Merko me “kursimin” për arsimin dhe Qeveria Zaev me ngurimin për hapjen e vendeve të punës, donin të sillnin dje një vendim kaq absurd sa ne nuk mund ta lejonim dhe nuk do ta lejojmë të ndodhë.

Next Post

Nje çaj prej shpis -Blerim Sejdiu (Kryetar i komunes se Zhelines)

Subscribe US Now

%d bloggers like this: